Flash News

E-TJERA

Akuzohen se kërcënonin disa vajza në telefon, procedohen 3 persona në Tiranë

Akuzohen se kërcënonin disa vajza në telefon, procedohen 3

Ditën e sotme në Tiranë janë proceduar penalisht 3 persona pasi shqetësuan dhe kërcënonin vajza nëpërmjet telefonit.

Konkretisht, është proceduar penalisht shtetasi K.T., 30 vjeç pasi kanosi një 28-vjeçare, shtetasin E. T., 31 vjeç, pasi ka shqetësuar një shtetase 24-vjeçare dhe shtetasin E. M., 20 vjeç, pasi ka kanosur një 36-vjeçare.

 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-ndaluan shtetasin E. T., 31 vjeç, pasi nëpërmjet celularit ka shqetësuar një shtetase 24-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. M., 20 vjeç, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 36-vjeçare..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit