Flash News

E-TJERA

Akuzohet për ‘pengim të drejtësisë’, çfarë vendosi Gjykata për imamin Ahmet Kalaja

Akuzohet për ‘pengim të drejtësisë’,
Ahmed Kalaja

Gjykata e Tiranës zhvilloi mesditën e kësaj të mërkure seancën për imamin Ahmed Kalaja dhe disa persona të tjerë të cilët akuzohen se kanë shpërndanë materiale me përmbajtje nxitëse ndërfetare në disa xhami në Tiranë.

Mësohet se në përfundim të seancës, gjykata vendosi të veçojë çështjen ndaj imamit Kalaja. Imami akuzohet për “pengim të zbardhjes së së vërtetës”, pasi dyshohet se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike të rëndësishme për hetimin e ngjarjes së ndodhur në vitin 2022.

Ndaj tij çështja do të mbahet e veçuar në një proces të pavarur. Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim janë kaluar për gjykim. Mësohet se vetë imami Kalaja nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij.

Të fundit