Flash News

E-TJERA

Akuzohet se ndihmoi Ballën në vrasjen e të atit, 25-vjeçari e mohon: E mora vesh nga televizori

Akuzohet se ndihmoi Ballën në vrasjen e të atit,

Edison Brahaj, i akuzuar si bashkëpunëtori i Esmerald Ballës në vrasjen e babait të 30-vjecarit, ka mohuar të ketë lidhje me krimin.

Brahaj është shprehur se vrasjen e Enver Ballës e ka marrë vesh nga televizori dhe se nuk është përfshirë në ngjarje. Ai ka thënë se Esmeraldi i ka thënë që babai ishte larguar nga shtëpia.

“Unë Esmeraldin e kam shok. Por nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. As me ka kontaktuar dhe as qe e kisha idenë çfarë kishte ndodhur deri ne momentin qe ngjarja u be publike. Dija vetëm qe Enveri ishte larguar nga shtëpia se kështu me kishte thënë Esmeraldi por nuk kisha dijeni çfarë kishte ndodhur konkretisht. Qe Enveri ishte vrare unë e mora vesh nga televizori. Skam asnjë lidhje me këtë ngjarje. E pranoj se kam njohje me Esmeraldin pasi jemi shoke të vjetër por me këtë ngjarje skam asnjë lidhje”, ka deklaruar Edison Brahaj.

Të fundit