Flash News

E-TJERA

Alarmi nga OBSH: Shqiptarët përdorin antibiotikë pa kriter, 15% e marrin pa rekomandim

Alarmi nga OBSH: Shqiptarët përdorin antibiotikë pa kriter, 15% e

Shqiptarët e përdorin antibiotikun pa kriter dhe pa rekomandimin e mjekut.

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetsisë zbulon se 51% e shqiptarëve kanë përdorur antibiotikë muajt e fundit, edhe për një infeksion viral. Studimi thekson se në mjaft raste, afro 15% e tyre e përdorin antibiotikun vetëm me rekomandimin e farmacistit dhe pa u paraqitur tek mjeku specialist.

"Kemi shtim të rasteve të pacientëve të cilët vetëm mjekohen duke marrë ilaçe në farmaci. Adultët paraqiten më shpesh në farmaci. Problem kryesor është që antibiotiku është anti-bakterial, nuk është anti-viral. Kjo ngatërresë te pacienti bën që këto mikroorganizma të krijojnë dhe rezistencë", tha mjekja Ilda Lamçe ne tv klan.  

Studimi tregon se 56 % e shqiptareve besojnë se viruset luftohen me antibiotik

"60 deri në 70% të rasteve janë infeksione virale. Ndodh që pacientët shkojnë në farmaci dhe duke u bazuar te simptomat kryesore që ata kanë të marrin mjekime me konsultën e farmacistit", shton ajo. 

Shqipëria qëndron e katërta nga 14 vende që kanë përqindjen më të lartë të përdorimit të antibiotikëve edhe për të luftuar viruset. Mbi 60% e pjesëmarrësve ishin më pak se 40 vjeç. Arsyet më të shpeshta të raportuara për përdorimin e antibiotikut ishin për simptomat e ftohjes (24%), dhimbjet e fytit (21%), kolla (18%), dhe simptoma të ngjashme me gripin (16%).  

Të fundit