Flash News

E-TJERA

Alban Toro nën hetimin e SPAK, Avokatët Anti-korrupsion shkresë KLGj-së: Të merren masa deri në pezullim, arsyeja

Alban Toro nën hetimin e SPAK, Avokatët Anti-korrupsion shkresë
Shoqata e Avokatëve Anti-korrupsion i është drejtuar me një shkresë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit të Lartë Gjyqësor, ku kërkojnë marrjen e masave për Alban Toron, i akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Në shkresën, e cila mban firmën e kreut të kësaj shoqate, avokati Ndue Pjetra, thuhet se shoqata ka nisur hulumtimet lidhur me Alban Toron pas ankesave të shumta që iu janë adresuar, të cilat kanë krijuar bindjen se emërimi si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, lë vend për dyshime se është shkelur procedura e zgjedhjes së tij.

“Në kushtet kur nga Gjykata është urdhëruar regjistrimi i procedimit penal sipas kallëzimit e shikojmë të arsyeshme pezullimin nga detyra të shtetasit Alban Toro deri në përfundimin e hetimeve pasi vendimet që do merren prej tij në kuadër të ushtrimit të detyrës mund të cënojnë interesat e gjyqtarëve në vendimmarrje sipas ligjit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në shkresën e SH.A.A.SH.

Vetëm pak ditë më parë Gjykata e Apelit, la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për fillimin e hetimeve ndaj Alaban Toros, i cili dyshohet se ka dorëzuar dokumente të falsifikuar për t'u zgjedhur si anëtar i KLGj.

Të fundit