Flash News

E-TJERA

Ambasadori i BE: Lufta ndaj korrupsionit kërkon parandalim, jo ligje represive

Ambasadori i BE: Lufta ndaj korrupsionit kërkon parandalim, jo ligje

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, nga një tryezë e organizuar nga shoqëria civile mbi veprimtarinë e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, u shpreh se korrupsioni në Shqipëri ka nevojë për një luftë të përbashkët nga shoqëria dhe institucionet shoqërore.

Gonzato tha se BE do ta mbështesë SPAK-un, por shtoi se lufta ndaj korrupsion kërkon parandalim dhe jo ligje represive.

“Disa nga vështirësitë që përballet SPAK janë nevojat për burime njerëzore, nevoja për të rritur  kapaciteti hetuesve të BKH dhe numri i ulët i referimeve që bëjnë institucionet shtetërore në SPAK. BE do të mbështesë SPAK për të përballur disa nga këto sfida. Është e rëndësishme të kihet në konsideratë që në luftën ndaj korrupsionit SPAK është vetëm një pjesë, por shumë e rëndësishme. Lufta ndaj këtij fenomeni duhet të bëhet nga çdo shtresë e shoqërisë dhe institucionet. Ligjet represive nuk janë zgjidhje dhe kjo është arsyeja që ne në raportin tonë shprehëm nevojën e parandalimit të korrupsionit”, tha Gonzato.

Të fundit