Flash News

E-TJERA

Ambasadori i BE mesazh magjistratëve: Mos ta lëmë pas Reformën në Drejtësi

Ambasadori i BE mesazh magjistratëve: Mos ta lëmë pas

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ia është drejtuar me një mesazh magjistratëve që të mbrojnë Reformën në Drejtësi.

Gonzato, i cili mori pjesë në një event të organizuar nga Shkolla e Magjistratëve, deklaroi se magjistratët duhet të fokusohet tek Reforma në Drejtësi.

Ambasadori i BE theksoi se është e rëndësishme që të merret parasysh jo vetëm aspekti ndëshkues i korrupsionit, por edhe lufta paralajmëruese.

“Të gjitha arritjet e Reformës në Drejtësi të konsolidohen më tej, jo vetëm në aspektin ndëshkues për luftën ndaj korrupsionit por edhe luftën paralajmëruese.

Është e rëndësishme që mos të lëmë pas frymën e Reformës në Drejtësi duke marrë parasysh dhe element që mund ta përmirësojnë ose ta pengojnë zbatimin e saj dhe është e rëndësishme që ta mbrojmë. Keni të gjithë mbështetjen tonë”, tha Gonzato.

Të fundit