Flash News

E-TJERA

Ankimimi për zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor rrëzon 'Bashkë Fitojmë' dhe PBDNJ-në

Ankimimi për zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor rrëzon

Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor ka rrëzuar ankimimin e koalicionit "Bashkë Fitojmë dhe PBDNJ-së të cilët kundërshtuan rezultatin e Zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës të mbajtira në 4 gusht.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimet e tyre pasi kërkuan të shpallen të pavlefshme këto zgjedhje lënë në fuqi vendimin e KAS, ku zgjedhjet u fituan nga Vangjel Tavos përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria me një diferencë prej 1477 votash. 

Ndërkohë,  Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i cili dha këtë vendim ishte i përbërë nga gjyqtarët:
1. Nafije Hasko (Relatore);
2. Esmeralda Xhili (Anëtare);
3. Manjola Xhaxho (Anëtare);
4. Alma Kolgjoka (Anëtare);
5. Sokol Ibi (Anëtar). 

PD kërkonte të ndryshohet vendimi i KAS dhe  që zgjedhjet në Himarë të shpallen të pavlefshme në të 36 qendrat e votimit dhe të ripërsëriten.

Edhe PBDNJ e Vangjel Dules e kishte depozituar ankimimin ne Kolegj si palë e tretë e interesuar. 

 

Të fundit