Flash News

E-TJERA

Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-zv.ministrin, Klodian Rjepaj

Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-zv.ministrin, Klodian

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.

Rjepaj kërkoi masë më të butë sigurie se sa arrest në burg, kërkesë e cila u rrëzua nga gjyqtari Florjan Kalaja.

Klodian Rrjepaj u vendos në pranga në datë 17 gusht të vitit 2023 me urdhër të SPAK, për llogari të hetimeve që nisi kjo strukturë për ‘Sterilizimin’.

Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për ‘Mashtrim’.

Të fundit