Flash News

E-TJERA

Arben Kraja drejt përfundimit të mandatit, prokurorët më të përfolur për kreun e ri të SPAK

Arben Kraja drejt përfundimit të mandatit, prokurorët më

Arben Kraja, kreu i SPAK, edhe pak muaj mbyll mandatin e tij 3-vjeçar në krye të Strukturës së Posaçme për Hetimin e Korrupsionit dhe të Krimit të Organizuar në çdo nivel.

Kraja u emërua në vitin 2019 në krye të SPAK-ut. Ndërkohë që shumë emra prokurorësh kanë nisur të përfliten për zëvendësimin e tij, kryesisht prokurorë të cilët kanë pasur në dorë dosje ‘të nxehta’.

Sipas Panorama.al, do të jenë 17 pjesëtarë të SPAK që do të garojnë për kreun e Prokurorisë së Posaçme. Referuar të dhënave prokurorët më të favorizuar pritet të jenë ata prokurorët që janë marrë me dosje të cilat kanë qenë në vëmendje të mediave.

Konkretisht bëhet fjalë për hetuesit e dosjes së inceneratorëve, afera më e madhe e cila ka vënë pas hekurave dy-ish zyrtarë të PS, apo edhe hetuesit e dosjeve të vrasjeve, siç është rasti i Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt të cilët morën statusin e të penduarit të drejtësisë.

Duke qenë se njëri nga prokurorët e dosjes së vrasësve me pagesë ka fituar mandatin e zëvendësshefit të SPAK-ut, duket të jetë i përjashtuar nga gara.

Të fundit