Flash News
Plagoset me armë zjarri një person në Vorë
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Arrestohen 9 persona në Tiranë, kapen në flagrancë duke luajtur poker
Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona, të cilët janë kapur në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në Sharrë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Joker” është vënë në pranga shtetasi D. Xh., 29 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Po ashtu janë arrestuar dhe shtetasit O. M., 35 vjeç, E. H., 23 vjeç, A. Xh., 30 vjeç, L. Q., 22 vjeç, E. Gj. 33 vjeç, E. H., 24 vjeç, E. K., 33 vjeç, dhe J. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”
“Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, 9 shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi D. Xh., në rrugën “Llambi Zeçishti”, në Sharrë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri me çipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR.” – thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.