Flash News

E-TJERA

Arrestohet 18-vjeçari në Krujë, qëlloi me pushkë drejt banesës së fqinjit pas sherrit

Arrestohet 18-vjeçari në Krujë, qëlloi me pushkë

Një krim i rëndë është parandaluar në një fshat të Krujës. Një 18-vjeçar është arrestuar pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së komshiut, pas një konflikti për motive të dobëta.

I riu ka qëlluar me pushkë drejt banesës së tyre, duke kanosur jetën e fqinjëve dhe të familjarëve.

Pas kallëzimit të bërë nga fqinji, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë duke identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, Q. M. i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penal.

Gjatë kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, është sekuestruar arma e zjarrit tip pushkë, së bashku me municionin përkatës.

Të fundit