Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Kosovë anëtari i 'Bandës së Durrësit', Indrit Taullai

Arrestohet në Kosovë anëtari i 'Bandës së
Foto Ilustruese

Arrestohet Indrit Taullai, i njohur si anëtari i bandës së Durrësit. Mësohet se, Taullai është arrestuar në Prizren, në Qendrën Tregtare “Galeria”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë mesditën e sotme në orën 14:21 minuta.

“Me kërkesë të Interpol Tirana dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtarë në Kosovë ILECU, sot më date 06 dhjetor 2020, rreth orës 14:21 minuta ne Prizren, është bërë i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit të dyshimtë I. T., i lindur ne vitin 1975. I arrestuari dyshohet për pjesëmarrje në organizate kriminale në Shqipëri. I njëjti ka hyrë në Republikën e Kosovës me date 05 dhjetor 2020’, shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës”, raporton Express.

Taullai është vënë në pranga për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi dyshohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, por ende nuk dihet saktësisht se në cilën ngjarje është përfshirë konkretisht. Taullai ishte futur më datë 5 dhjetor në Kosovë.

Të fundit