Flash News
Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të bisedimeve me BE-në, çfarë do të diskutohet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Arrestohet pak kohë pasi ishte kthyer nga Dubai 'i forti' i Niklës
Arrestohet pak kohë pasi ishte kthyer nga Dubai 'i forti' i Niklës, Marklen Haka.
AI u vu në pranga në Nikël të Krujës, teksa ishte i shpallur në kërkim nga SPAK për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje, në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Kujtojmë që Marklen Haka është pjesë e ‘Bandës së Niklës’, ku në shtator të 2019 i shpëtoi një atentati, ku mbeti e vdekur halla e tij.
Më tej ai u përball edhe me një atentat tjetër në 2022 ku mbeti i plagosur.
Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në rrjetet sociale:
Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës.
Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.
Përpjekja për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.
Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie.