Flash News

E-TJERA

Artan Hoxha: Një shqiptar është vrarë në një resort luksoz, askush nuk jep informacion

Artan Hoxha: Një shqiptar është vrarë në një

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar vrasjen e një shqiptari, e cila sipas tij është mbajtur e fshehtë nga autoritetet.

I ftuar në Opinion, Hoxha tha se ngjarja ka ndodhur në një resort luksoz në korrik, por Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë reagim. 

Një shqiptar ka gjetur vdekjen me armë zjarri në një resort luksoz, jam përpjekur që të marr informacione, por nuk më ka dhënë askush asnjë informacion, është shqiptar.

Ngjarja ndodhi në një resort luksoz dhe askush nuk thotë asgjë. Kjo ndodh sepse janë superfuqitë që menaxhojnë gjithçka. Ka ndodhur mos gaboj diku më 17 korrik dhe nuk ka asnjë detaj”, theksoi gazetari.

 

Të fundit