Flash News
Artikulli i medias franceze për Ramën, Burimi: U trajtua njësoj si Vladimir Putin
Analisti Genc Burimi, teksa komentoi artikullin e medias franceze “Mediapart” për kryeministrin Rama, tha se ky i fundit është trajtuar njësoj si Vladimir Putin.
Në një lidhje direkte për Syri TV, Burimi u shpreh se artikulli i kësaj media është njësoj si një artikull i botuar në New York Times për administratën Biden.
Ndër të tjera, Burimi tha se Rama trajtohet si autokrat nga “Mediapart’ dhe përmbajtja e artikullit ka prova e fakte të denoncuara nga opozita.
"Kjo media që ka publikuar shkrimin për qeverinë dhe kryeministrin është një media shtyllë e Francës dhe është kthyer në një terror për qeveritë, është kjo media e cila shkarkoi ministrin e financave të famshëm në Francës.
Sot në Francë ky artikull është i të njëjtit kalibër si ajo që lexuam në New York Times ku kritikohej administrata amerikane për dashuri ndaj një drejtuesi autokrat si Vuçiçi ndërsa sot është i njëjti fjalor që përdoret ndaj Ramës si autokrat.
Putini trajtohet nga shtypi serioz francez si autokrat e njëjta gjuhë dhe etiketim sot po përdoret ndaj Ramës si autokrat dhe përmbajtja është e njëjtë me provat dhe faktet që opozita ka hedhur ndaj qeverisë dhe më vjen mirë që një shtyp serioz sot po trajton qeverisjen e korruptuar të Ramës.
Që pas protestës nga opozita doli një shkrim i Reuters ku si titull kishte fjalët protestë kundër korrupsionit dhe për herë të parë më në fund po del diçka serioze dhe vjen në vigjilje të fushatës evropiane në europën perëndimore", tha Burimi.