Flash News

E-TJERA

Video/ Astiri mbulohet nga tymi: Marrin flakë mbetjet e pambledhura prej 10 ditësh

Video/ Astiri mbulohet nga tymi: Marrin flakë mbetjet e pambledhura prej 10

Kanë marr flakë mbeturinat e pambledhura prej 10 ditësh në zonën e Astirit, në rrugën Teodor Keko, pranë Sheshit Shqiponja.

Sipas banorëve të zonës, mbetjet kanë qëndruar aty për një periudhë të gjatë pa u pastruar, duke krijuar një rrezik serioz për ndotje dhe përhapjen e sëmundjeve.

Ndërkohë raportohet se edhe pse dy ekipe zjarrfikësish kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, por përpjekjet e tyre janë vështirësuar për shkak të masës së madhe të mbeturinave.

Mungesa e pastrimit në zonën e Astirit është një problematikë e përsëritur, që ka sjellë edhe shqetësime për banorët lokalë.

 

Të fundit