Flash News
Korçë / Arrestohet mësuesi, ngacmoi s*ksualisht dy 14-vjeçare në WhatsApp
Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Laert Haxhiun
Me pranga në duar, Beqaj mbërrin në Kuvend për të dëshmuar sërish te “Sterilizimi”
“La Repubblica”: Kampet e refugjatëve në Shqipëri mbeten bosh, largohen edhe 50 agjentët e parë
Dokumentet/ Thirren për të dëshmuar Edi Rama dhe Vilma Nushi në komisionin hetimor të Shëndetësisë
Babai plagos vajzën dhe më pas vetëvritet, fqinji i viktimës: U habitëm, s'dëgjuam krismë
Fqinji i 82-vjeçarit i cili plagosi vajzën dhe më pas vrau veten në Lushnje, ka folur për ngjarjen e rëndë.
Sipas tij, familja Musaku ishin të nderuar dhe jetonin prej 40 vitesh në zonë. Ai tha se viktima nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se ishin habitur për ngjarjen.
“Njerëzit më të nderuar këtu në lagje. Ne i mbajmë për më të mirët. Vajza nuk e di a jetonte me ta. Viktima kishte tre fëmijë, dy djem dhe vajza. Nuk ka pasur problem të shëndetit mendor. Vinte gjithmonë këtu tek ne. Ne u habitëm. Nuk dëgjuam as krismën. Vetëm kur erdhi ambulanca. Familje shumë e nderuar. Ata kanë 40 vite që kanë ardhur këtu”, tha fqinji i viktimës.