Flash News

E-TJERA

Ballkani i Hapur/ Civici: Jemi ne që po shkojmë drejt tregut serb; Buxhuku: Serbia s’është pjesë e organizatës botërore të tregtisë

Ballkani i Hapur/ Civici: Jemi ne që po shkojmë drejt tregut serb;

Eksperti i ekonomisë dhe profesori Ardian Civici i ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News thotë se vendi ynë ka rritur importet nga viti në vit nga Serbia.

Duke folur për nismën ‘Ballkani i Hapur’, pjesë e bisedës është bërë edhe Gjergj Buxhuk, administratori i Përgjithshëm i Konfederatës së Industrive të Shqipërisë i cili vuri në dukje rolin e Serbisë në këtë projekt, duke thënë se ajo nuk është as pjesë e organizatës botërore të tregtisë.  

Civici: Duke qenë se kemi ekonomi me defekte është lehtësisht e konkurrueshme. Nëse negociojmë si me BE, do negociojmë edhe politikat e subvencioneve.

Në krahasim me periudhën e 4 mujorit 2021, 4 mujori 2022 ka mbi 50 mln euro rritje importi ndaj Serbisë, jemi ne që po shkojmë drejt tregut serb. Ta shohim Ballkanin e Hapur si iniciativë për të krijuar hapësirë tregtare.

Buxhuku: Dua të përmend një detaj që nuk është bërë i ditur. Serbia nuk është pjesë e organizatës botërore të tregtisë. Pra, kjo tregon nivelin e ulët të grupeve negociatore në Ballkanin e e Hapur. 


 

Të fundit