Flash News

E-TJERA

Bandat shqiptare “pushtojnë” Ekuadorin, përgjegjëse për masakrat në burgjet e vendit. Si funksionon trafiku i drogës

Bandat shqiptare “pushtojnë” Ekuadorin, përgjegjëse

Ekuadori po përjeton një krizë të thellë dhune dhe pasigurie. Në vend kanë ndodhur masakra në burgje. 80% e vdekjeve të dhunshme janë të lidhura me trafikun e drogës, sipas policisë.

Koloneli i Forcave të Armatosura, Alberto Molina ka deklaruar se në Ekuador ka bandat kriminale shqiptare, italiane dhe kineze. Sipas hetimeve, Guayaquil është kthyer në qendër të konfrontimit mes bandave shqiptare që kërkojnë të kontrollojnë linjat e trafikut të kokainës.

Në dekadën e fundit ka pasur shumë shqiptarë të ekzekutuar, që kanë pasur lidhje me trafikun e drogës. I fundit ishte rasti i ekzekutimit të bosit shqiptar të drogës Ergys Dashi.

Mediat e huaja shkruajnë se në qytetin port të Ekuadorit ka një luftë midis karteleve kolumbiane, meksikane, shqiptare dhe ruse që konkurrojnë për tregun fitimprurës evropian. Mafia shqiptare lidh aleanca me kartelin Sinaloa, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Choneros, një bandë kriminale ekuadoriane që fajësohet për gjakderdhjet në burgjet e vendit.

Ndikimi i mafies shqiptare në Amerikën Latine shihet në shtimin e dërgesave drejt Durrësit, një qytet port në Shqipërinë perëndimore, ku është sekuestruar më shumë se një ton koainë e fshehur në kuti bananesh. Droga që niset nga Guayaquil, sipas informacioneve nga autoritetet, zakonisht fshihet në kontejnerë. Ekuador është një nga eksportuesit më të mëdhenj të bananeve dhe delli në botë.

Më tej theksohet se ardhja e shqiptarëve në Ekuador daton në fillim të viteve 2010. Shumica prej tyre jetojnë në Guayaquil me identitete të rreme për të shmangur dënimin në Shqipëri.

Shqiptarët dhe mafia ballkanike besohet se kanë fituar ndikim në tregtinë ndërkombëtare të drogës. Sipas hetimeve gazetareske, grupet kriminale shqiptare kanë mbërritur në vend nga viti 2014 deri në 2015.

Ata janë tërhequr nga mundësia për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me kartelet e Kolumbisë, Bolivisë, Venezuelës, ndër të tjera. Përveç kësaj, Ekuadori është konsideruar si një vend i pambrojtur i rrënuar nga korrupsioni, i cili u lejon anëtarëve të këtyre mafieve të blejnë dokumente mashtruese, si karta identiteti dhe pasaporta.

 

Të fundit