Flash News

E-TJERA

Banesa shkrumbohet nga flakët në Has, humbin jetën nënë e bir

Banesa shkrumbohet nga flakët në Has, humbin jetën nënë

Nënë e bir kanë humbur jetën pasi zjarri shkrumboi banesën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikoliq të Hasit.

Rexh Lushi, pasi ka parë flakët, ka njoftuar menjëherë zjarrfikësen. Djali i familjes ka hyrë në banesë dhe ka shpëtuar fillimisht bashkëshorten e tij.

Teksa zjarri kishte marrë përmasa të mëdha, Rexh Lushi ka hyrë sërish në banesë për të shpëtuar nënë e tij që ishte bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur të dalë prej andej.

Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.

Të fundit