Flash News

E-TJERA

Barcelona konfirmon dëmtimin, Ter Stegen mund të humbë sezonin

Barcelona konfirmon dëmtimin, Ter Stegen mund të humbë sezonin

Barcelona ka konfirmuar se Marc-Andre ter Stegen do t'i nënshtrohet një operacioni në gju pasi pësoi një "këputje të plotë në tendinën e patelës në gjurin e tij të djathtë".

Ter Stegen e pësoi lëndimin në pjesën e parë të fitores 5-1 të së dielës ndaj Villarrealit dhe u hoq me barelë për t’u dërguar në spital.

Barcelona ka konfirmuar se lëndimi është i rëndë.

“Testet e kryera te lojtari i ekipit të parë, Marc ter Stegen konfirmojnë se ai ka një këputje të plotë në tendinën e patelës në gjurin e tij të djathtë. Të hënën pasdite ai do t'i nënshtrohet një procesi kirurgjik dhe sapo të përfundojë do të publikohet një përditësim i ri”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.

Nuk ka ende një afat kohor, por Ter Stegen pritet të jetë jashtë për një kohë shumë të gjatë dhe ne mund të mos e shohim më atë këtë sezon.

Të fundit