Flash News

E-TJERA

Bardhi pas mbledhjes së grupit: Salianji ka vendosur të bëjë sakrificë, do shkojë padrejtësisht në burgun politik të Ramës

Bardhi pas mbledhjes së grupit: Salianji ka vendosur të bëjë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

Bardhi njoftoi vendimin e deputetit Ervin Salianji për t’u dorëzuar në polici, edhe pse grupi kishte propozuar që të gjithë deputetët të ngujoheshin në selinë blu, dhe të mos lejonin arrestimin e Salianjit.

Bardhi u shpreh se Salianji po bën një sakrificë në emër të demokratëve, duke theksuar se burgosja politike e Salianjit është një kambanë alarmi.

Bardhi: Qëndrimi i grupit është që ndaj kësaj padrejtësie ne nuk duhet të pajtohemi, nuk duhet t’i nënshtrohemi. Dhe për këtë arsye qëndrimi unanim ka qenë kërkesa drejtuar Salianjit të mos e zbatojë vendimin politik të Ramës. Vendimi unanim i grupit ka qenë dhe është detyra jonë e gjithë grupit parlamentar, nuk është rast individual. Sot është dënuar çdo anëtar i grupit të PD, çdo anëtar i PD, çdo qytetarët i Shqipërisë që ka vendosur të jetojë në këtë vend dhe të luftojë për më të mirën për veten dhe familjen e tij.

Prandaj grupi sugjeroi ngujimin pa afat dhe pa ndërprerje pa në selinë e PD. Por, krahas vendimit politik në këtë rast jemi të detyruar të respektojmë vendimin personal të Salianjit i cili ka vendosur që me të keqen të përballet edhe me koston e të shkuarit në mënyrë të padrejtë në burgun politik të Ramës. Kjo sakrificë e Salianjit do të duhet të shërbejë si kambanë alarmi për cilindo se kur një deputet i opozitës pa ligj pa prova çohet në burg si shenjë hakmarrje e Ramës dhe Xhafës, rreziku është në derën e çdo qytetari.

Të fundit