Flash News

E-TJERA

Bashkëshorti i Ermonela Felajt thirret në SPAK

Bashkëshorti i Ermonela Felajt thirret në SPAK

Prokurori Bledar Valikaj është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas burimeve Valikaj po jep deklarime për një dosje hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime përfshirë marrje të dëshmive.

Në orën 08:54 Valikaj dorëzoi sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të SPAK. Sipas të njëjtave burimeve, janë pyetur edhe ish-funksionar të tjerë të drejtësisë lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.

Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e ‘vettingut’.

Gjithashtu Valikaj është prokurori që kishte në dorë skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.

Të fundit