Flash News

E-TJERA

“Bashkitë po shpërdorojnë paratë tona”, qytetarët kanë një ‘kusht’ për të paguar taksat

“Bashkitë po shpërdorojnë paratë tona”,

Qytetarët shqiptarë, pavarësisht detyrimit që kanë për të paguar taksat, nuk kanë informacion se çfarë taksash paguajnë. 23% e tyre nuk kanë asnjë lloj informacion mbi taksat që paguajnë, ndërsa 72% e tyre rezultojnë të jenë njohur në përgjithësi me detyrimet që kanë ndaj bashkive.

Sipas një ankete të realizuar nga CoPlan, 87% e shqiptarëve mendojnë se taksat që ata paguajnë për bashkitë ku jetojnë shpërdorohen.

Mëgjithatë, qytetarët kanë një ‘kusht’ për bashkitë e vendit. Në nivel të përgjithshëm, rreth 58% e të intervistuarve vlerësojnë që nuk duhet të paguhen detyrimet për taksa dhe tarifa vendore deri në përmirësimin e shërbimeve të ofruara.

“Bashkitë po shpërdorojnë paratë tona”,

Sipas gjinisë, përqindja e të intervistuarve që vlerësojnë që detyrimet nuk duhet të paguhen deri në përmirësimin e shërbimeve është thuajse e njëjtë ndër burra dhe gra; paraqet diferenca ndërmjet grup moshave.

Në këtë drejtim, vlerësohet të ndikojnë: perceptimi që të ardhurat e mbledhura nuk shkojnë për ofrimin e shërbimeve publike vendore dhe shpesh shpërdorohen; organet vendore nuk bëjnë më të mirën e mundshme në punën e tyre, nuk janë të aftë dhe nuk janë të ndershëm; niveli i ulët i kënaqësisë me shërbimet publike vendore përkundrejt rëndësisë së lartë që ato kanë për të intervistuarit

Mgjithatë, rreth 50% e të intervistuarve do të ishin të gatshëm të paguanin për shërbime të përmirësuara.

Në të kundërt, rreth 37% e të intervistuarve pohojnë të mos jenë të disponueshëm të paguajnë më shumë edhe nëse shërbimet do të përmirësoheshin, kjo veçanërisht më e lartë për ata që janë të transferuar në bashkinë ku jetojnë.

Të fundit