Flash News

E-TJERA

"Behar Sofinë e vrava për 50 milionë lekë", vrasësi i biznesmenit 'zbërthen' planet e grupit

"Behar Sofinë e vrava për 50 milionë lekë",

Ernejt Shyti, autori i vrasjes së biznesmenti Behar Sofia, është rrëfyer sërish ku ka identifikuar nofkat e dy të akuzuarve për vrasjen e Sofisë.

Shyti ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë ku ka treguar se me nofkën “Dajo” identifikohej Skënder Vathi dhe me nofkën “Djali i ri” Lonard Xhixha. Shyti ka treguar më tej se për vrasjen e Sofisë i janë premtuar 50 milionë lekë, shumë të cilën nuk e mori asnjëherë.

“Disa ditë para ngjarjes, e kam ndjekur Behar Sofinë nga Piramida deri tek ish-ekspozita. E identifikova, por nuk e kreva dot vrasjen. Atentatin ndaj Behar Sofisë e bëra për 50 milion lekë, paratë nuk i mora asnjëherë, pavarësisht se Xhuljano Visha më kishte thënë se do ti merrja 3 ditë pas ngjarjes. Bujar Lezën e kam takuar për biçikletën, me Xhuljano Vishën, më pas më ka pyetur edhe nëse do i ndërroja rrobat kur të kryeja ekzekutimin. Mësova se Bujari i kishte thënë Xhulios se edhe armën e kishte gjetur. Vrasjen më tha Visha do e bënte për hasmëri, por se për çfarë dhe nga kush ishte porositur nuk e di. Ditën e krimit, nuk mu shkrep arma, e mbusha dhe pastaj qëllova dy herë. Skënder Vathi do më merrte te Liqeni Artificial, por nuk erdhi. Kam ikur drejt Malit të Zi me vëllain dhe Xhuljano Vishën, nuk kemi ndaluar askund as për të ngrënë. Për komunikim me anëtarët e gruoit, kisha një telefon të markës “Iphone” që ma dha Xhuljano Visha të cilit ia ktheva dhe një “Nokia” që ma dha Leonard Xhixha. Ky i fundit, kur kam kryer vrasjen, ka qenë duke vëzhguar shenjestrën, kur kaloi te trotuari, më ka thënë se jam këtu afër dhe se po shkonte te lokali”, ka thënë Shyti.

Po ashtu, Shyti rrëfeu muaj më parë edhe për dy vrasje të tjera që ishte porositur të kryente, një në Gjermani dhe një tjetër në Kamëz.

“Për asnjërin nuk kisha as emër as fotografi. Xhuljano Vishaj më kishte porositur por pa më dhënë detaje. Për vrasjen në Kamëz më kishte thënë që do e kryente vetë, ndërsa atë në Gjermani do e kryeja unë përkundrejt 500 mijë eurove”, ka thënë ai.

Të fundit