Flash News

E-TJERA

Bënë për spital 45-vjeçarin shqiptar, policia e Tiranës shoqëron 8 tifozë holandezë

Bënë për spital 45-vjeçarin shqiptar, policia e

Policia e Tiranës ka shoqëruar 8 tifozë holandezë, pasi dyshohet se u konfliktuan dhe dhunuan një 45-vjeçar shqiptar.

Sipas policisë, tifozët në gjendje të dehur dhunuan shqiptarin, i cili përfundoi në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë.

Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


 

Të fundit