Flash News

E-TJERA

"Benzi" ku po udhëtonin dy 23-vjeçarë përplaset me plepin/ Humb jetën pasagjeri, në gjendje të rëndë drejtuesi

"Benzi" ku po udhëtonin dy 23-vjeçarë përplaset

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një automjet tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri me iniciale G. H., 23-vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit E. K., 23-vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ku u përfshinë dy të rinjtë.

"Me datë 10.11.2021, rreth orës 05:00, në aksin rrugorë Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit