Flash News

E-TJERA

Benzi përplas këmbësoren në Pogradec, e dëmtuara dërgohet në spital

Benzi përplas këmbësoren në Pogradec, e dëmtuara

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Një makinë tip Benz me drejtues një 44-vjeçar ka përplasur një këmbësore 53-vjeçare.

Këmbësorja e aksidentuar është dërguar në spital, ndërsa shoferi i Benzit është shoqëruar në komisariat.

 “Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, njofton policia.

Të fundit