Flash News

E-TJERA

Berat/ ‘Benz-i’ përfundon në lumë, humb jetën nëna dhe fëmija 6-vjeçar

Berat/ ‘Benz-i’ përfundon në lumë, humb jetën
Foto Ilustruese

Një automjet tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin duke përfunduar në ujërat e lumit Osum. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Ura e re”.

Sipas policisë, në mjet ka qenë shoferja bashkë me djalin e saj 6-vjeçar, të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit.

“Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit