Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Berisha i pandehur nga SPAK, Doris Pack në Politiko: Lojë e keqe dhe false, sistemi drejtësisë nuk është ende i pavarur
SPAK i komunikoi dy ditë më parë kryedemokratit Sali Berisha akuzën e 'korrupsionit pasiv', duke e marrë zyrtarisht të pandehur lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Në prani të qindra mbështetësve të tij të mbledhur në rrugën para godinës së Prokurorisë së Posaçme, Berisha akuzoi prokurorinë se kishte ngritur çështje politike të bazuar sipas tij në mashtrime.
Lidhur me këtë akt, pati reagime të shumta. Mes tyre edhe ish-eurodeputetja Doris Pack, e cila në një prononcim për Politiko.al e ka cilësuar masën si një lojë të keqe, pasi vjen vetëm disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
"Këta 8 muaj "arrest shtëpie" të Sali Berishës janë një masë totalisht e paligjshme. Gjithë kohës pyesja veten pse kjo nuk u kritikua nga zyrtarët dhe diplomatët e BE-së në Shqipëri dhe ata në Komisionin e BE-së.
Së dyti, ngritja e akuzave të tilla ndaj Sali Berishës më shumë se 10 vjet pas largimit të tij nga qeveria dhe pikërisht para zgjedhjeve parlamentare që priten pas disa muajsh, tregon shumë. Është një lojë e keqe dhe false", deklaron zonja Pack.
Ish deputetja e Parlamentit Europian shprehet e keqardhur që sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është ende i pavarur, ndërsa i referohet rastit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili nuk është çuar ende para gjykatës, pavarësisht skandaleve të shumta.
"Shpresoj që të paktën disa nga gjyqtarët ta trajtojnë “çështjen” si duhet. Më vjen shumë keq që sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është ende i pavarur.
Për shembull: pse kryebashkiaku i Tiranës nuk është ende para gjykatës? Qeveria duhet të trajtojë nevojat reale të qytetarëve në shëndetësi, arsim, punë etj. dhe të heqë dorë nga keqpërdorimi i padenjë i pushtetit në të gjitha fushat", u shpreh Pack në reagimin e saj për Politiko.al.
Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës./ S/Gj