Flash News

E-TJERA

Pretendimet e opozitës për manipulime zgjedhore, flet ambasadori i OSBE-së: Të hetohet vrasja e Pjerin Xhuvanit

Pretendimet e opozitës për manipulime zgjedhore, flet ambasadori i
Vincenzo Del Monaco

Ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco foli për procesin zgjedhor të 25 prillit. Këto komente ai i bëri pas një vizitë në qytetin e Elbasanit, ku u takua me kryetarin e bashkisë, drejtorin e policisë dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

I pyetur për pretendimet e opozitës për krime zgjedhore, ai solli në vëmëndje edhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, disa ditë para zgjedhjeve. Ai kërkoi nga institucionet e drejtësisë që të hetohet ky krim.

"Mendoj se të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it. Kur flasim për ankesat për procesin zgjedhor dhe ngjarjet kriminale që ndodhën gjatë procesit zgjedhor nuk më takon mua të gjykoj. Unë kam plotësisht besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare. Siç ju kujtohet, ditën pas vrasjes në Elbasan, përpara zgjedhjeve, ne bëmë një deklaratë shumë të qartë dhe kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë. Kështu funksionon në demokraci", tha ambasadori i OSBE-së.

Sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, Monaco theksoi se shteti i së drejtës, demokratizimi, proceset zgjedhore janë disa arritje që mund ta bndihmojnë vendin tonë në këtë rrugëtim.

I pyetur se sa e motivuar i duket Policia e Shtetit për të luftuar krimin elektoral dhe për të garantuar sigurinë publike, ai apeloi që besimi te institucionet duhet të rritet. "Mesazhi që unë jap ka të bëjë me besimin, me besimin institucional, besoni tek institucionet", tha ndër të tjera ambasadori.

Të fundit