Flash News

E-TJERA

Bie çmimi i naftës në bursë, Bordi i Transparencës ende në ‘gjumë’

Bie çmimi i naftës në bursë, Bordi i Transparencës

Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke shënuar nivelin më të ulët që prej nisjes së luftës ruse në Ukrainë.

Prej dy ditësh në bursë çmimi i naftës për fuçi ka arritur në 93-94 dollarë nga mbi afro 103 dollarë që ishte deri në fund të muajit korrik. Kjo shënohet si rënia më e fortë e regjistruar prej 16 marsit kur një fuçi naftë shitej në bursë me  95 dollarë.

Megjithatë edhe pse në bursat ndërkombëtare nafta po shitet më lirë, Bordi i Transparencës në Shqipëri nuk ka bërë asnjë lëvizje. Aktualisht qytetarët e blejnë naftën me 221 lekë/litri.

Pritet që bordi të reflektojë edhe në Shqipëri uljen e çmimit të naftës, pas vendimit të fundit që caktoi çmimet e reja të karburanteve.

Bie çmimi i naftës në bursë, Bordi i Transparencës

Të fundit