Flash News

E-TJERA

Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri, numri i infeksioneve më i lartë se i të shëruarëve

Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri, numri i infeksioneve më i
Foto ilustruese

19 humbje jete me Covid-19 janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë kryer 3957 testime, ku kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë.

Më shumë se 460 raste janë vetëm në Tiranë, e cila ndiqet nga Vlora dhe Durrësi.

Gjithashtu janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në 68,969 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas MSH, gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime. Ndërkohë që nga janari kur ka nisur fushata janë vaksinuar 12,467 persona.

Statistika (27 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       986

Të shëruar në 24 orë     962

Të shtruar në spitale      647

Humbje jete në 24 orë   19

Testime ditore               3957

Testime totale          462,980

Raste pozitive          106,215

Raste të shëruara     68,969

Raste Aktive              35,471

Humbje jete               1,775

Të fundit