Flash News

E-TJERA

Bilanci i COVID-19, 89 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID-19, 89 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët

89 raste të reja, 3 humbje jete dhe 873 të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas burimeve zyrtare, rastet e reja pozitive me koronavirus janë identifikuar në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Pogradec, Sarandë, nga 3 raste në Lezhë, Kavajë, Kamëz, Gjirokastër, nga 2 raste në Shkodër, Krujë, Korçë, Përmet, Memaliaj, nga 1 rast në Elbasan, Mirditë, Delvinë, Tepelenë, Dibër, Skrapar, Maliq, Dropull, Konispol.

Ndërsa për tre viktima e 24 orëve të fundit bëhet fjalë për dy qytetarë nga Tirana dhe një qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç.

Numri në total i të infektuarve me COVID-19 prej fillimit të pandemisë në vendin tonë ka shkuar në 131,666 persona, ndërsa i të shëruarve në 116,126. Prej fillimit të pandemisë janë shënuar dhe 2,411 humbje jete si pasojë e virusit, ndërsa aktualisht aktiv me COVID-19 janë 13,129 qytetarë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Statistika (08 Maj 2021)

Raste të reja ditore 89
Të shëruar në 24 orë 873
Të shtruar në spitale 99
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,516
Testime totale 656,876
Raste pozitive 131,666
Raste të shëruara 116,126
Raste Aktive 13,129
Humbje jete 2,411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11038
Shkodër 341
Fier 327
Korçë 250
Gjirokastër 246
Durrës 231
Vlorë 215
Elbasan 134
Lezhë 101
Berat 90
Dibër 88
Kukës 68

Të fundit