Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Bilanci parlamentar 2019-2021; faktet kritike, 82% e strukturës drejtuese dhe 68% e deputetëve nuk janë rizgjedhur

Legjislatura aktuale po mbyllet dhe ajo do të mbahet mend gjatë edhe për disa akte më rëndësi në historinë politike të vendit: ndryshimin e Kushtetutës më 2020, vendimin për shkarkimin e Presidentit më 2021, miratimin e dy ndërhyrjeve në legjislacionin zgjedhor më 2020, por edhe për mungesën e opozitës kryesore politike. PD dhe LSI braktisën mandatet parlamentare në shkurt 2019, rreth 38 deputetë të listave shumëemërore refuzuan urdhrat kolektivë dhe morën mandatet, duke krijuar një opozitë formale në parlament. Legjislatura 2019-2021 kishte vetëm 122 nga 140 deputetë, nga të cilët, bazuar në monitorimin e Institutit të Studimeve Politike (ISP) rreth 80-85% e deputetëve u bënë votues të rregullt të çdo akti parlamentar e politik të qeverisë. Skandale që lidhen me nivelin e ulët të diskutimeve dhe të përfaqësimit ndikuan në uljen e besimit publik tek parlamenti dhe në pafuqinë e tij për të ushtruar me cilësi detyrimet kushtetuese në sistemin politik.
Parlamenti zyrtarisht thotë se legjislatura ishte histori suksesi, deputetët gjithashtu deklarojnë se e kanë kryer me sukses misionin e tyre, megjithatë të dhënat zyrtare të konfirmuara në zgjedhjet e 25 prillit tregojnë se vetëm 39 nga 122 deputetët arritën të rizgjidhen, pra 32% e tyre (të tjerët humbën ose dhanë dorëheqje para/pas procesit zgjedhor). Pjesa tjeter prej 68% e legjislaturës aktuale parlamentare nuk do jenë më deputetë në shtator kur nis legjislatura e re. Kuvendi ka disa botime me statistika dhe raporte që dëshmojnë sukseset dhe arritjet e kësaj legjislature, por burime të tjera si raportet periodike monitoruese të Institutit të Studimeve Politike (ISP) ofrojnë të dhëna alternative më realiste, më të faktuara dhe më transparente. Në funksion të transparencës dhe llogaridhënies, ka edhe disa tregues që mbeten domethënës në përcaktimin e bilancit pozitiv dhe negativ të një legjislature. Ja një prej tyre, që përdoret gjerësisht në studimet parlamentare: Pas dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi nga legjislatura e re parlamentare, Kuvendi aktual i riformatuar më 2019, hyn në rekordin e legjislaturave me nivelin më të ulët të rikonfirmimit në zgjedhje pavarësisht se u konfirmua e njëjta mazhorancë politike: vetëm 18% ose 7 nga 40 drejtuesit e strukturave të parlamentit aktual kanë arritur të rizgjidhen dhe do të jenë deputetë edhe në legjislaturën e re.
Konkretisht nuk do të jenë më deputetë kryetari dhe dy zv/kryetarët e Kuvendit (Ruçi, Hysi dhe Murrizi), 3 nga 4 kryetarët e grupeve parlamentare (Murrizi, Stojku dhe Musaj), 6 nga 8 kryetarët e komisioneve të përhershme në Kuvend (Angjeli, Hajdari, Kodheli, Gjuzi, Roshi dhe Beqja), 5 nga 6 kryetarët e nënkomisioneve parlamentare (Gjermeni, Hysi, Bushati, Hyseni dhe Shameti), asnjë nga 6 sekretarët e Kuvendit (Zeneli, Musaj, Baraj, Bello, Bushati dhe Angjeli), 7 nga 8 sekretarët e komisioneve të përhershme parlamentare (Ylli, Velaj, Gjebrea, Hysi, Kamani, Baraj dhe Bushati), si dhe 6 nga 8 zv/kryetaret e komisioneve te përhershme ne Kuvend (Mesi, Lita, Elezi, Jakini, Gjoni dhe Zeneli). Shtatë deputetët drejtues të konfirmuar në hierarkinë parlamentare të legjislaturës aktuale janë Manja (komisioni i ligjeve), Felaj (në dy pozita, komisioni i Sigurisë dhe nënkomisioni për vettingun), Spahiu (komisioni për shëndetësinë), Antoneta Dhima (komisioni i Sigurisë), Mirela Kumbaro (komisioni i medias dhe edukimit) dhe Taulant Balla (drejtues i grupit të PS-së).

Kjo legjislaturë mori vendimin për shkarkimin e Presidentit, por 10 nga 11 anëtarët e këtij komisioni nuk janë rizgjedhur më në parlament në zgjedhjet e 25 prillit (Hyseni, Murrizi, Hysi, Xhina, Braho, Jakini, Staka, Çaçani, Stojku dhe Bojaxhiu). Po ashtu, 6 nga 9 anëtarët e Komisionit të Posaëëm hetimor për çështjet e raportit të Dick Marty (Roshi, Hyseni, Shameti, Stojku, Murrizi dhe Xhina) nuk janë më deputetë. I njëjti raport kritik vlen edhe për anëtarët e komisionit hetimor 2019-2020 për Presidentin ku 7 nga 9 deputetë nuk u zgjodhën dhe nuk do të jenë më deputetë (Zeneli, Hysi, Hyseni, Alimadhi, Valteri dhe Rryçi, ndërkohë që deputeti Fino ka ndërruar jetë).
Së fundi, nga 20 deputetët më aktivë dhe më nivel të lartë efikasiteti në aktivitetin parlamentar (ISP, raporti i monitorimit 2020) 12 prej tyre nuk do të jenë më deputetë (Hajdari, Roshi, Murrizi, Dhimitri, Shameti, Sterjovski, Permeti, Hysi, Piciri, Gjebrea, Gjermeni, Baraj), ndërkohë që nga 20 deputetët me nivelin më të ulët të efikasitetit, pra në renditjen negative për aktivitetin parlamentar 2020, 5 prej tyre do të jenë përsëri deputetë (Rraja, Koka, Sterkaj, Çyrbja dhe Gjinkuri)./Instituti i Studimeve Politike
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56