Flash News

E-TJERA

Biznesmeni Gentian Sula mbërrin në GJKKO, i drejtohet mediave: Më vjen keq që lodheni që në mëngjes

Biznesmeni Gentian Sula mbërrin në GJKKO, i drejtohet mediave: Më

Biznesmeni Gentian Sula ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku dhe do të mbahet seanca për verifikimin e masave të sigurisë, të lëshuara për dosjen “Veliaj”.

Në kallëzimin e bërë nga Nesti Angoni, kallëzim që çoi në qeli Veliajn, thuhet se Sula i ka dhuruar Veliajt në kohën kur ishte ministër një banesë në bllokun rezidencial "Kodra e Diellit". Fill pas kësaj, po sipas akuzes, Veliaj ka emëruar zv.ministre bashkëshorten e Sulajt.

Sulaj sipas akuzes është përfshirë edhe në projektin e Teatrit Kombëtar. Sula i paraqitur ne SPAK sot ne mengjes ka tentuar të bëjë ironi me gazetarët të cilët i kërkuan një koment.

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes”, është shprehur ai.

Të fundit