Flash News

E-TJERA

Bllokimi i faqeve online të CNA, Këshilli Shqiptar i Medias: Akt censure kur s'ka vendim gjykate

Bllokimi i faqeve online të CNA, Këshilli Shqiptar i Medias: Akt

Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar i shqetësuar pas bllokimit të faqeve online ndaj medias CNA.

Me anë të një deklarate, KSHM i cilëson veprimet si akt censure, kur s'ka një venndim gjykate. 

"KShM shpreh shqetësimin e vet për sulmin e përsëritur në rrjetet sociale ndaj medias CNA.

Bllokimi i faqeve të çfarëdo medie, qoftë në web, qoftë në rrjete sociale mund dhe duhet të bëhet VETËM me një vendim të prerë të gjykatave shqiptare.

Nëse publikut i bllokohet aksesi, pa vendim gjykate, përveç rasteve të parashikuara me ligj, përbën një shkeljew të pastër të lirisë së infomrimt e lirisë së shprehjes dhe cënim të fjalës së lirë.  

KShM i bën thirrje platformave të rrjeteve sociale të evitojnë bllokime të mediave, dhe sidomos pa një njoftim paraprak të të prekurve", thuhet në reagimin e KSHM. 

Të fundit