Flash News

E-TJERA

Brazili e nis me fitore Botërorin në Katar, mund Serbinë 2-0

Brazili e nis me fitore Botërorin në Katar, mund Serbinë 2-0

Brazili e nisi udhëtimin e tij në Kupën e Botës me një fitore të vështirë 2-0 kundër Serbisë.

Në pjesën e parë, Brazilit iu deshën më shumë se 20 minuta për të regjistruar një goditje në portë, kurse Serbia qëndroi e palëkundur në mbrojtje. Brazili u kundërpërgjigj në disa raste, por luftoi për të gjetur rrjetën e portës.

Brazili ishte më në formë në pjesën e dytë.

Do të duhej të vinte minuta e 62’ e lojës, ku pas një goditje të Vinicius Junior, topi i reflektuar nga duart e Saviç bie në këmbët e Richarlison, i cili me portën e boshatisur nuk di të gabojë. Vetëm 11 minuta më pas, në të 73’, do të ishin sërish këta dy lojtarë, të cilët do të sillnin golin e dytë.

Të fundit