Flash News

Bota

Britanisë së Madhe i kërkohet të mos miratojë skemën e azilit në Shqipëri

Britanisë së Madhe i kërkohet të mos miratojë

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi dje një takim me homologen italiane për të folur mbi marrëveshjne Shqipëri-Itali për refugjatët, marrëveshje për të cilën ka shfaqur interes edhe Anglia.

Por, kryeministrit britanik i është kërkuar që të mos zëvendësojë skemën e mëparshme, që përfshinte deportimin e refugjatëve në Ruanda, me skemën  që aktualisht po ndjek Italia. Sipas kësaj të fundit, refugjatët do të dërgohen fillimisht në Shqipëri për të vendosur më pas nëse mund të qëndrojnë apo jo në Itali.

Steve Valdez-Symonds, drejtori i të drejtave të refugjatëve dhe migrantëve në Amnesty International në Mbretërinë e Bashkuar, tha se Britani nuk duhet ta diskutojë skemën në fjalë.

“Nuk duhet të diskutohet që Britania e Madhe bën marrëveshje për të ngarkuar përgjegjësitë e saj mbi vendet e tjera – jo Shqipëria, Ruanda apo kudo tjetër.

Pas përpjekjes së turpshme të qeverisë konservatore për këtë, gjëja e fundit që nevojitet është një tjetër qeveri që të ndjekë skema për të shmangur përmbushjen e detyrimeve relativisht modeste të Mbretërisë së Bashkuar për refugjatët në vend që të tregojë njëfarë lidershipi dhe të marrë përgjegjësi”, tha Symonds.

Ai theksoi se qeveria duhet të përpiqet të rivendosë reputacionin e goditur të Mbretërisë së Bashkuar për çështjet e refugjatëve duke riparuar një sistem azili që është sabotuar qëllimisht nga sekretarët e brendshëm të njëpasnjëshëm prej vitesh.

“Ne kemi nevojë për rrugë të sigurta azili për të ndihmuar në dhënien fund të praktikave shfrytëzuese të kontrabandistëve të njerëzve, dhe ne kemi nevojë për një sistem të drejtë dhe efikas për përpunimin e kërkesave për azil të njerëzve sido që të mbërrijnë”, vijoi ai.

Të fundit