Flash News

E-TJERA

Bujar Nishani: Në 6 mars hyjmë në zgjedhje në formën e një koalicioni opozitar. Çani: Nuk të lënë 'gringot'

Bujar Nishani: Në 6 mars hyjmë në zgjedhje në formën e

Komisioni i Rithemelimit të PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Anëtari Bujar Nishani ka deklaruar për “MCN tv” se “Do të hyjmë në zgjedhje në formën e një koalicioni opozitar, me shumë aktorë të estabilishmentit politik dhe jopolitik”.

Ndërkohë gazetari Arjan Çani u shpreh se “6 marsi mban erë e keqe” dhe se 'gringot' do të ndikojnë, sepse nuk kanë interes që Berisha të provohet si shumicë. Ndërkohë Nishani nuk u shpreh dakord me këtë mendim gazetarit.

Replikat mes Nishanit dhe Çanit

Arjan Çani: Unë mendoj se 6 marsi është një test jo vetëm për njerëzit e Berishës dhe frymën e Berishës, por edhe për gringot, amerikanët. Duan me çdo kusht, që t’i tregojnë opinionit, e shikoni, thamë që Berisha nuk ka shumicën. Kush beson se zgjedhjet do të jenë të ndershme dhe të lira, janë naivë.

Bujar Nishani: Këto janë përralla, fantazi.

Arjan Çani: Doli Eskobari dhe tha fakti që i dolën Berishës disa mbështetës, nuk do të thotë se ka shumicën. Nuk e quajnë. Katër mijë vetë ishin në 8 janar. Nëse Bashën e kanë shkarkuar 44 mijë vetë, duhet të ishin 20 mijë atje në stadium. Ku ishin? Nuk ishin atje. Duhet verifikuar shumica. Gringot nuk kanë interes që Berisha të jetë shumicë, prandaj do të futen fort.

Bujar Nishani: Ose presioni do të bëjë që njerëzit të mos dalin, ose presioni nuk ka ndikim dhe njerëzit dalin. 44 mijë ishin njerëz që dolën në referendum, në rrethin, territorin ku banonin. Nëse mendoni se do të vinin të gjithë nga Vermoshi, Konispoli, në Tiranë, duhet të jemi racionalë. Ata që erdhën ishin heronj.

Arjan Çani: 6 marsi mban erë e keqe.

 

Të fundit