Flash News

E-TJERA

Burimi: Pse ka rëndësi për drejtësinë shqiptare, heqja e ‘non grata-s’ britanike për Berishën

Burimi: Pse ka rëndësi për drejtësinë shqiptare, heqja

Analisti Genc Burimi e konsideron të një rëndësie të jashtëzakonshme lajmin se Britania e Madhe po rishikon përcaktimin “non grata” për kryedemokratin Sali Berisha.

Burimi, në një intervistë për “Kafe Shqeto” në SYRI TV, e pa këtë në veçanti nga aspekti i shtetit ligjor që të një vendi demokratik. Sipas tij, heqja e non-gratës së Berishës do të thotë kthim në normalitet.

Burimi: Do të ishte e jashtëzakonshme. Sigurisht ndikon, sepse edhe njëherë, në Shqipëri sot nuk jemi më ...Duhet të kuptoni se me këtë që po ndodh në Shqipëri nuk jemi në kuadrin e një procedure normale penale. Jemi thjesht në kuadrin e një shou. Pra, meqenëse është shou, në qoftë se shqiptarët mashtrohen me shou, atëherë...

Nëse Britania e Madhe, nëse e thoni ju, e tërheq “non grata”n dhe kjo sigurisht është shumë e rëndësishme sepse pikërisht ata që ushqeheshin me shou sot, do të ushqehen prapë me shou nesër, për të treguar që nuk ka kuptim kjo gjë. “Non grata” e vë sot e heq nesër, nuk ka kuptim, sepse “non grata” është....Si të thuash, SPAK-u sot është në vazhdimin e “non grata”s, në vazhdimin e diçkaje jolegale. Nëse britanikët e heqin nocionin “non grata”, është një kthim në normalitet. “Non grata” nuk duhet të ekzistojë, nuk duhet të ekzistojë në sistemin e drejtësisë së një vendi demokratik.

 

Të fundit