Flash News

E-TJERA

Burimi: Rama e ka nxjerrë Shqipërinë në ankand, por drejtësia nuk e prek

Burimi: Rama e ka nxjerrë Shqipërinë në ankand, por

Analisti Genc Burimi ka ngritur shqetësimin, se kryeministri Edi Rama ka nxjerrë në ankand Shqipërinë, duke dhënë e duke bërë dhurata, pa pyetur askënd.

DUke folur në Syri tv, Burimi u shpreh se, kur drejtësia nuk e thirri Ramën për çështjen McGonigal, atë nuk e prek më.

‘Në momentin që Edi Rama nuk u thirr për dosjen McGonigal, pasi në fund të fundit, drejtësia kishte dhe një lloj justifikimi sepse McGonigal u dënua në Amerikë, edhe për atë që kishte bërë në Shqipëri.

Kur nuk u thirr as për këtë çështje, kuptohet se Rama ka ‘karta bianka’ që ta vendosë komplet vendin tonë në shitje, në ankand, ta bëjë dhuratë, sepse nuk e thërret njeri, sepse është bërë i paprekshëm. E ngatërron veten me sulltanin, Emirin e Dubait, duke u ulur në gjunjë ashtu, sikur ishin në një konkurs devesh, për të marrë çmimin e fituesit.

Vetëm sulltanët nuk kanë pasqyrë ku të shikohen, si puna e Putin që bën atë lloj mizanskene, kështu është bërë dhe Rama.

Gjithçka e bën në emrin e tij.

Kjo nisi që në kohën e tërmetit kur shpërndante shtëpitë, sikur ua pagoi ky shtëpitë. Kemi një problem patologjik që nuk e bën dot më ndarjen mes personit të tij dhe funksionit të përkohshëm që ka, të përkohshëm.

Sa më shpejt vendi ynë të bëjë një reformë institucionale ku të inkuadrohet me një mandat të vetëm kryeministri, aq më të shpëtuar do të jenë shqiptarët’, tha Burimi. 

Të fundit