Flash News

E-TJERA

Bushati: SPAK-u është shndërruar në vegël të Ramës, Veliaj hetohet si hajdut ordiner

Bushati: SPAK-u është shndërruar në vegël të

Analisti Andi Bushati ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për kontroll të plotë mbi SPAK-un dhe për manipulimin e drejtësisë për interesat e tij personale. Sipas Bushatit, Rama ka ndërhyrë në hetime për të mbrojtur vëllain e tij, Olsi Ramën, dhe ka përcaktuar vetë axhendën e SPAK-ut.

Bushati theksoi se emri i Olsi Ramës është larguar nga dosjet e prokurorisë pa asnjë shpjegim. "SPAK është shndërruar në një fshesë që pastron emrat e lidhur me qeverinë, ndërsa drejtësia ka standarde të shumëfishta," deklaroi ai.

Ndërkohë, Bushati tha se hetimet ndaj Erion Veliajt janë rezultat i një pakti mes Ramës dhe SPAK-ut për të shpëtuar kryeministrin dhe strukturat e "Rilindjes". "Veliaj po hetohet për çështje të izoluara si abuzimet me lejet e ndërtimit dhe jo për aferat madhore si inceneratorët apo 5D-ja," shtoi analisti.

Bushati e cilësoi këtë si një strategji për të paraqitur Veliajn si një hajdut ordiner që ka vepruar jashtë sistemit kriminal të qeverisë, ndërkohë që abuzimet më të mëdha mbeten të paprekura.

"Rama po sakrifikon Veliajn për të ruajtur integritetin e tij politik dhe për të devijuar vëmendjen nga krimet e strukturës kriminale të rilindjes," përfundoi Bushati.

Të fundit