Flash News

E-TJERA

"Busti i Skënderbeut në Itali, si portreti i Ramës", flet skulptori që e krijoi

"Busti i Skënderbeut në Itali, si portreti i Ramës",

Përurimi i shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut te Arbëreshët në Itali, nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka sjellë debat mes palëve politike në Shqipëri.

Kjo për faktin se ka ngjashmëri mes portretit të Heroit Kombëtar me kryeministrin Edi Rama.

Gëzim Muriqi, skulptori që ka krijuar bustin e shumëpërfolur tha në Euronews Albania se i është dashur të punojë 1 vit për këtë skulpturë në bronz.

“Në bashkëpunim me bashkatdhetarët në Zvicër është arritur deri te kjo vepër. Është një shtatore, jo bust me një lartësi 2 metra e 96 cm. Portreti më autentik të cilit i referohemi sa i përket Skënderbeut është ai i Belinit me beretën e Vendikut, por aty kemin të bëjmë me një plak të moshuar me mjekër të bardhe dhe të gjitha veprat i janë referuar kryesisht atij imazhi”, tregoi ai.


Ai shpjegoi praninë e figurës së ujkut në krah të Skënderbeut, një element gjithashtu i diskutuar gjerësisht në rrjet.

“Krahina prej nga unë vij Rugova, që është Malësi e Mbishkodrës, tek ne ujkut i referohen si shpata e Zotit. Nëse ujku ka sulmuar bagëtinë te ne konceptohet si bereqet. Ujku është simbol i Balshajve, dinastia veriore. Skënderbeu i referohej; unë jam pasardhës i Balshajve, jo gjenetikisht”, sqaroi skulptori.

Të fundit