Flash News

E-TJERA

Buxheti 2023/ Presidenca kërkon 400 mln lekë shtesë për rikonstruksion dhe rritje pagash: Duhet lyer godina

Buxheti 2023/ Presidenca kërkon 400 mln lekë shtesë për

Presidenca ka kërkuar më shumë fonde për vitin 2023. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për buxhetin e vitit të ardhshëm, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Florian Kali ka kërkuar 400 milionë lekë shtesë për rikonstruksionin e godinës.

Presidenca kërkoi gjithashtu rritjen e pagave dhe shtimin e numrit të punonjësve deri në 10 persona. Këto kërkesa vijnë në një kohë krize për shqiptarët.

"Kemi nevojë për rikonstruksionin e godinës. Rikonstruksioni i fundit është bërë para 14 vitesh, kati i parë është i mbushur me lagështi. Kemi nevojë për lyerjen e godinës brenda dhe jashtë saj si dhe kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A.

Të gjitha këto kushtojnë rreth 400 milionë lekë. Pagat e institucionit nuk janë aty ku duhen në hierarkinë e piramidës që pagave të institucioneve. Kemi vlerësuar një shtesë në strukturë për 10 persona. Këto ndryshime kërkojnë një shtesë prej 36 milionë lekë. Si dhe duam një rritje të shpenzimeve për 50 milionë lekë për veprimtarinë e presidentit”, tha Florian Kali.

Të fundit