Flash News

E-TJERA

Debatet për Butrintin, Giora Solar: Donatori nuk bën menaxhim, shteti duhet ta administrojë vetë

Debatet për Butrintin, Giora Solar: Donatori nuk bën menaxhim, shteti

Plani për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, marrëveshje e nënshkruar mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) është kthyer në një nga temat e nxehta.

Ish-drejtuesi i ICOMOS & Getty dhe një prej zërave të rëndësishëm në organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë, Giora Solar, tha për studion e Abc Neës se Shqipëria nuk është duke shfrytëzuar kapacitetet e veta, por poi a le në dorë trashëgiminë donatorëve.

Sipas Solar, donator nuk duhet të merret me menaxhimin, por me ofrimin e parave. I pyetur nga studiuesi Auron Tare, nëse është është korrekte që një donator të ndërhyjë në ligj, Solar u shpreh se shteti duhet të ketë autoritetin të administrojë vetë pasuritë kulturore.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetari: Përse forma që kanë zgjedhur është e gabuar dhe forma që ju thoni është e duhura?

Solar: Nuk mendoj që ka një kontradiktë. Çështja ime nuk ka të bëjë me planin e menaxhimit por me sistemin e përzgjedhur në këtë plan menaxhimi të një donatori i cili duhet se kontrollon bordin në një farë mënyre. Ndoshta nuk është puna ime, por mendoj se Shqipëria nuk është duke zhvilluar kapacitetet e veta. Nëse vazhdojnë gjërat kështu, duke u varur nga donatorët, donatori nuk bën menaxhimin, ai bën ofrimin e parave. Ai duhet të kontrollojë se çfarë ndodh me paratë dhe jo të ndërhyjë në planin e menaxhimit.

Tare: A është korrekte që një donator të ndërhyjë të ndryshojë ligjin, të paguajë dhe të ndryshojë ligjin e një vendi sovran?

Solar: Kjo nuk është normale dhe nuk është normale nëse shteti nuk ka ekspertët e vet, shteti duhet të ketë autoritetin e vet për të administruara pasurinë kulturore dhe nuk e kam fjalën vetëm për Btrintin, por në përgjithësi. Çdo shtet me të cilin kam punuar, shteti ka një autoritet profesionist që merret me menaxhimin e pasurive. Nuk do të thotë që donatori nuk është i mirëpritur, por nuk duhet të jetë një kontroll profesional, dhe me çfarë jam duke parë, duket që është i mbi menaxhuar nga Fondacioni. Çfarë ndodh nëse një Fondacion tjetër më pas do të ofrojë financim? Nuk ka kuptim për mua. Nuk kam parë diçka të tillë në ndonjë vend tjetër të botës.

Problemi ka të bëjë me vendin që nuk është duke krijuar institucionet e veta.

Xhafo: Çfarë forme menaxhimi propozimit në planin 2011-2012?

Solar: Kjo ka qenë para shumë kohës, nuk e mbaj mend se si ka qenë. Unë nuk kam dëgjuar vërtet kritika për atë plan menaxhimi që kishim krijuar. Në atë kohë ne ishim duke folur për krijimin e një sistemi menaxhimi në një nivel kombëtar. Ne ishim duke folur për faktin që në të ardhmen mund të kemi nevojë për diçka të tillë. Ne diskutuam stafin, strukturën e stafit, me çfarë pune do të merret plani i menaxhimit, deri te bizneset që do të ndodhen brenda në sit.

Të fundit