Flash News
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Debati për mbetjet toksike, eksperti: Nuk kemi kapacitete si shtet për të zhdukur këto lëndë të rrezikshme
Eksperti i mjedisit, Lavdosh Feruni foli mbi mbetje e rrezikshme që prodhohen në vend, nisur nga debatet në interpelancën e sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD, Gazment Bardhi, e cila është kërkuar nga demokrati në lidhje me transportin e mbetjeve të rrezikshme, toksike, të nisura nga Porti i Durrësit, drejt Kinës dhe Tajlandës.
Feruni është shprehur në Syri tv se ne si shtet nuk kemi kapacitete për të zhdukur këto mbetje të rrezikshme, pavarësisht që kemi dy pika me kapacitete shumë të ulëta gati të papërfillshme për të trajtuar mbetjet e rrezikshme të Kurumit.
"Kjo është e qartë tashmë që kemi të bëjmë me mbetjet që janë nga filtrat e Kururmit në këtë rast për prodhimin e çelikut dhe që janë tepër të rrezikshme. Ata janë pluhura që rrjedhin nga furra e harkut elektrik dhe padyshim janë të rrezikshme.
Imagjino një grumbull metalesh të ndryshme që shkrihen për tu bërë çelik dhe mbesin në këto filtra. Lajme sot ishin që nuk ka eksport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria, duket si lajm i mirë por duket shumë shqetësuese, pasi ne e dimë që prodhojmë mbetje të rrezikshme dhe ata janë këtu nuk janë larguar nga vendi.
Ne si shtet nuk kemi kapacitete për të zhdukur këto mbetje të rrezikshme, pavarësisht që kemi dy pika me kapacitete shumë të ulëta gati të papërfillshme për të trajtuar mbetjet e rrezikshme të Kurumit.
Kurumi prodhon 700 mijë ton çelik në vit me studime shkencore rreth 2% e këtyre mbetjeve janë mbetjet e rrezikshme që janë pluhurat e ku emërtohen me termin EAFD dhe kërkojnë trajtim shumë të veçantë. Gjithë këto mbetje nuk dihet se ku po shkatërrohen këto mbetje të rrezikshme", tha ai.