Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e mjekut në Komisionin Hetimor: Ka pasur vdekje si pasojë e ndotjes në sallat e kirurgjisë

Deklarata e fortë e mjekut në Komisionin Hetimor: Ka pasur vdekje si

Mjeku Genc Byrazeri ishte sot dëshmitar në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check-up, ku ka folur për periudhën kur ai ka qenë anëtar i komisionit të Check-up.

Teksa dëhmoi para deputetëve, Byrazei bëri një deklaratë të fortë sa i përket sallave të kirurgjisë.

Ai u shpreh se në salla ndotja ka qenë alarmante me shkallë kontaminimi deri në 43%, çka sipas tij ka sjellë edhe vdekje të disa pacientëve.

“Nuk harroj kurrë… kemi kontaktuar në atë kohë ministrin Halim Kosova për mbylljen e disa sallave, ku në 2013 rezultonte se në sallën e ORL, mostra të kontaminuar kanë qenë në shkallë 43%, urgjenca e kirurgjisë 2/3, kirurgji 40%. Nuk ka vend për diskutim. Ishim si Afrikë subsahariane. Ndotja ka qenë aq dramatike sa nuk e di se për çfarë faktesh mund të flasim. Ka pasur shumë vdekje si rezultat i gjendjeve septike. Kemi gjetur ndotje në vegla, poshtë krevatit, në sallë, këto janë fakte”, tha ai. 

Të fundit