Flash News

E-TJERA

Deklarata e kryebashkiakut të Pukës: Kryetarët telefonohen nga trafikantë, policët hanë e pinë me ta

Deklarata e kryebashkiakut të Pukës: Kryetarët telefonohen nga

Kryebashkiakët e qarkut të Shkodrës kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, lidhur me operacionet antikanabis.

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, ka bërë një deklaratë të fortë duke dhënë sinjal se disa kryebashkiakë mund të kenë lidhje me trafikantët e drogës.

"Nuk mund të kuptohet një kryetar bashkie kur një trafikant e telefonin tri herë. Çfarë është ky kryetar bashkie? Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë, se ka pas disa raste që janë konstatuar. Ti vënë fre kësaj", deklaroi Gjonaj.

Kryebashkiaku pati kritika edhe për efektivët e Policisë së Shtetit duke shprehur se edhe ata janë të implikuar me trafikantët e drogës, e aq më tepër që shoqërohen me ta.

"Nuk mund të jetë punonjës policie kur një trafikant pi e ha me të, para ligjit duhet të jemi njëlloj? Kanë dalë shumë raste ku punonjësi i policisë ka dalë në vijueshmëri të vazhdueshme në kontakte me këta trafikantë", shtoi kryebashkiaku i Pukës.

Të fundit